Barça trazon ujërat në Madrid, zbulohet se lojtarët e Realit nuk janë të kënaqur me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2025 | 22:28

Barça trazon ujërat në Madrid, zbulohet se lojtarët e Realit nuk janë të kënaqur me…

Barcelona mposhti dje Realin me rezultatin 5-2, për të fituar Superkupën e Spanjës. Ky dështim ka trazuar ujërat në Madrid.

Screenshot 2025-01-13 222820

Kështu “Relevo” zbulon se disa lojtarë nuk janë të kënaqur dhe kanë humbur besimin me Karlo Ançelotin. Për këtë të fundit është treguar gjithashtu sot se presidenti Perez i ka shprehur besimin.

Hatërmbetja ndaj Ançelotit tregohet të ketë lidhje me kritikat ndaj disa lojtarëve dhe shmangia ndaj të tjerëve. Po ashtu një tjetër pakënaqësi është për rotacionet, që kanë sjellë lodhje në skuadër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"