Barça i falet historisë, titulli kampion vjen shpesh me katër fitore kështu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 3, 2024 | 21:41

Barça i falet historisë, titulli kampion vjen shpesh me katër fitore kështu

Janë vetëm katër ndeshje, por rekordi 100% i fitor eve, i plotësuar edhe me imazhin që Barcelona po ofron në këtë fillim të sezonit në La Liga, ka bërë që tifozët blaugrana të emocionohen sërish për skuadrën e tyre.

olmo rafinja

Edhe pse gjatë merkatos së verës kanë ardhur vetëm dy përforcime (Dani Olmo dhe Pau Viktor) dhe janë larguar shtatë lojtarë (Gyndoan, Kanselo, Zhoao Feliks, Vitor Roke, Serxhi Roberto, Oriol Romeu dhe Markos Alonso), Hansi Flik e ka vendosur ekipin e tij në krye të kampionati spanjoll, me fitoren e fundit spektakolare ndaj Vajadolidit (7-0). Dhe tifozët “cule” mund të ëndërrojnë edhe më shumë nëse mbështeten në të dhënat historike.

Në 11 sezonet e fundit në të cilat Barcelona fitoi katër ndeshjet e para të ligës, skuadra e Barcelonës përfundoi duke fituar titullin nëntë herë. Dy të tjerët e tjera, titulli u fitua nga Atletiko e Madridit.

I pari që fitoi titullin me Barçën pas një fillimi të sezonit me katër fitore radhazi ishte anglezi Terri Venejbëlls, i cili arriti ta shpallte kampion Barcelonën plot njëmbëdhjetë vjet pas suksesit të fundit me Johan Krojfin si lojtar (1973-1974).

fdgfdgfgdgfdfggfddfggfd

Më pas, me Krojfin si trajner, erdhi Liga tjetër në të cilën Barça e nisi me katër fitore. Ishte sezoni 1990- 1991, i pari nga katër titujt radhazi në Spanjë me legjendën argjentinase në stol.

Titulli i radhës pas fitimit të katër ndeshjeve të para radhazi do të vinte me një tjetër holandez në stol. Në këtë rast ishte Luis van Gal, i cili në vitin e tij të dytë në krye të skuadrës së Barçës “pushtoi” La Ligën.

Dy të tjerët erdhën me Pep Guardiolën (2009-2010) dhe Tito Vilanovën (2012-2013), të cilët barazuan rekordin e Realit të Murinjos me 100 pikë në renditje. Një vit pas Vilanovës, Tata Martino ishte në prag të përsëritjes së kësaj arritjeje, por jo, pasi Mateu Lahoz anuloi golin e Leo Mesit për shkak të një pozicioni jshtë loje të paqenë, diçka që përfundoi duke bërë që Atletiko e Madridit të barazonte në “Camp Nou” dhe të merrte titullin në ndeshjen e fundit të sezonit.

DOPIETË ME LUIS ENRIKEN DHE ERNESTO VALVERDEN – Nën urdhrat e Luis Enrikes, Barcelona arriti të fitonte dy tituj radhazi në Spanjë, në të cilat skuadra arriti të fitonte katër ndeshjet e para të kampionatit. Ishte në sezonin 2014-2015 (kur Barça fitonte tripletën e dytë në historinë e klubit) dhe në sezonin 2015-2016. Pas “Luços”, drejtimin e ekipit e mori Ernesto Valverde, i cili gjithashtu arriti të fitojë katër ndeshjet e para në dy sezonet e tij të para në krye të stolit së Barçës (2017-2018 dhe 2018-2019). Nga ana tjetër, Reali i Madridit nuk ka fituar titullin në La Liga në të cilën Barça e ka nisur me katër fitore radhazi që nga viti 1961.

Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"