Postuar: Gusht 1, 2024 | 23:51
Barazimi i Partizanit në “Elbasan Arena” ndaj Iberias, cilët ishin 3 futbollistët me notën më të lartë te “Demat”
Partizani nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola në “Elbasan Arena” nda Iberias, në duelin e kthimit të vlefshëm për raundin e dytë të Ligës së Konferencës, duke u eliminuar kështu, pas disfatës 2-0 në sfidën e parë.
Në përfundim të sfidës, 3 futbollistët me notën më të lartë te skuadra e Orges Shehit, sipas faqes së specializuar “Flashscore”, rezultojnë portieri Pano Qirko, si dhe 2 sulmuesi Zeka dhe Mba. Gardiani i kuq u vlerësua me notën 7.5 ndërsa sulmuesit me notën 7.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"