Barazimi i Gjermanisë me Holandën, Nagelsman: Treguam karakter, nuk mjaftoi për fitore”
Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsman, i la në vend të dytë kritikat për barazimin kundër Holandës, duke i thurur elozhe kontingjentit për grintën dhe forcën në përmbysjen e rezultatit:
“Në përgjithësi ishte një lojë shumë argëtuese sepse të dy repartet mbrojtëse u cenuan lehtë. Ne ishim më të fortë në sulm dhe u përpoqëm të rrezikonim më shumë. Mënyra se si e përmbysëm rezultatin u pa shumë e mirë dhe me meritë kaluam në epërsi.
Kur barazuam ne u pikasëm më tepër agresivë në duel. Por pësuam gol shpejtë sapo nisi pjesa e dytë. Përmirësimi është i dukshëm, megjithatë nuk është momenti i duhur për kritikat. Karakteri i grupit meriton vlerësime. Nuk është e lehtë të luash në Holandë”, tha Nagelsman.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"