Barazim edhe kur luan mirë, Mota kthehet me gjysmë përgjigje nga Bergamo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2025 | 13:30

Barazim edhe kur luan mirë, Mota kthehet me gjysmë përgjigje nga Bergamo

13 barazime në 20 ndeshje janë shumë për të pretenduar për të ecur lartë. Këtë gjë e di mjaft mirë Tiago Mota që kundër Atalantës merr një tjetër barazim që tashmë duket si i mallkuar.tiago motaNë një mbrëmje ku të gjitha skemat duket se ranë gjatë pjesës së dytë për të arritur fitoren, Juvja kthehet nga Bergamo me vetëm gjysmë të vërteta. Gjysmë qartësi në planin tekniko-taktit, por edhe atë karakterial. Pas pjesës së parë disi të turbullt edhe për shkak të mungesës së Vlahoviçit dhe pozicionin të Mekenit, pjesa e dytë ka një tjetër fytyrë.

TENTATIVAT- Juventusi provon gjatë gjithë kohës për të gjetur fitoren në një ndeshje që i duhej me çdo kusht. Goli i Pier Kalulut duket se hap rrugën drejt një “ringjalljeje” bardhezi, por më pas vjen goli i Reteguit që i zbret me këmbë në tokë. Pak për shkak të presionit kundërshtar, e pak gjithashtu për shkak të gabimit të mbrojtjes së “Zonjës”. Pavarësisht gjithçkaje, ndaj Atalantës, Juventusi i Tiago Motës arrin të ndërtojë dhe rrezikojë kundërshtarin.

Problemi megjithatë, mbetet gjithmonë i njëjti, finalizimi dhe fakti që nuk po arrin dot të mbyllë ndeshjet, por i lë të hapura. Problem i repartit ofensiv sigurisht. Një prej problemeve mbetet sigurisht Teun Kopmeiners që vazhdon të luajë jashtë pritshmërive dhe mos të krijojë dot hapësira vendimtare dhe pasimet e duhura për shokët e skuadrës. Më pas nëse flasim për mesin e fushës, diskursi është ndryshe. Turam dhe Lokateli luajnë një ndeshje të mirë. Vrapojnë shumë, mbyllin hapësira dhe punojnë mirë si në fazën e kontrollit të topit ashtu edhe në lojën pa top. Kanë muskuj, kualitet dhe sasi.

Kjo gjë ia bën punën më të lehtë edhe mbrojtësve që gabojnë rrallë, edhe pse ndeshjet e fundit ka pasur problematika me pësimin e golave. Gati dhe Kalulu luftojnë shumë, ndërtojnë lojën nga pas dhe përplasen me çdo kundërshtar pa asnjë frikë. Prandaj ndaj Atalantës të vërtetat janë gjysmë. Mota mori sinjale të mira nga skuadra e cila luajti një ndeshje relativisht të mirë. Lojtarët ishin të vendosur për të gjetur fitoren, por në disa raste edhe fati nuk ishte me ta. Fakti që u mbyll në barazim nuk është rastësi, pasi ky është barazimi numër 13. Diçka po çalon në pjesën karakteriale ndoshta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"