Bajerni luan “nën rrogoz”, por Gorecka refuzon Gallatasarajin
Leon Gorecka nuk luan më një rol kyç në planet e Bajern Mynih dhe ky s’është më një sekret. Skuadra donte shumë ta shiste mesfushorin gjatë verës, por ai vendosi të qëndronte në “Allianz Arena”.
Siç është bërë tashmë e ditur, Bajern ka gati një blerës. Me nënshkrimin e Viktor Osimhen, Gallatasaraji i Stambollit ka bërë një sërë transferimesh. Nigeriani kaloi në kryeqytetin turk me formulë huazim nga Napoli këtë javë. Sipas raporteve aktuale, Gallatasaraji gjithashtu dëshiron të joshë Leon Gorecka në Bosfor.
Siç raporton gazetari sportiv turk Haluk Jyrekli, Gallata po punon shumë për një transferim të 29-vjeçarit në ditët e fundit. Sipas Jyrekli, tashmë ka pasur një marrëveshje mes dy klubeve. Prandaj, skuadra e Mynihut ishte e përgatitur ta huazonte mesfushorin te klubi më i mirë turk për një vit. Ajo që është interesante se sipas informacioneve nga Jyrekli, Bajern vazhdoi të mbulonte 50 për qind të pagës vjetore të Goreckas gjatë huazimit.
Sipas thashethemeve, mesfushori fiton gati 18 milionë euro në Mynih, duke e bërë atë një nga fituesit më të mëdhenj. Leon e refuzoi transferimin. Edhe nëse Gorecka nuk luan më një rol nën trajnerin e ri Vinsent Kompani, ai dëshiron të vijoi në Mynih dhe të pres shansin e tij. Gallatasaraji me të vërtetë dëshironte të nënshkruante me futbollistin gjerman para 4 shtatorit, në mënyrë që ata të mund ta regjistronin në kohë për Ligën e Europës.
Edhe nëse ky plan nuk funksionoi, përgjegjësit në Stamboll nuk do të heqin dorë. Prandaj, klubi dëshiron të vazhdojë të provojë fatin për të bindur Leon të kalojë në Superligën turke. Atje dritarja e transferimeve është e hapur deri më 13 shtator.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"