Bajerni i vështirëson rrugën PSG-së, i kërkon miliona euro për trajnerin e shkarkuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2023 | 12:49

Bajerni i vështirëson rrugën PSG-së, i kërkon miliona euro për trajnerin e shkarkuar

Në kampin e PSG-së mund të ketë lëvizje dhe ditën e sotme pritet që të zyrtarizohet edhe largimi i trajnerit Kristofe Galtie. Me shumë gjasa, vendin e tij do ta zërë Julian Naglesman megjithatë kjo rrugë mund t’i kushtojë miliona klubit francez.

nagelsman

Sipas asaj që raportojnë mediat franceze, Bajern Mynih ka kërkuar 8 milionë euro për të lënë të lirë trajnerin, i cili në fakt u shkarkua disa javë më parë. Pavarësisht shkarkimit, Nagelsman ka një kontratë me Bajernin deri në vitin 2026 dhe bavarezët po ia paguajnë pagën rregullisht, duke qenë se bëhej fjalë për një shkarkim dhe paga duhet paguar deri në momentin që ai gjen një klub tjetër.

Megjithatë, Bajerni kërkon të përfitojë diçka dhe duket se nuk ka në plan ta lërë Nagelsmanin që të firmosë me PSG-në, nëse këta të fundit nuk derdhin në arkat e klubit 8 milionë euro. Tashmë, mbetet të shihet se si do të veprohet pasi koha nuk premton shumë dhe në treg nuk ka shumë trajnerë të lirë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"