Bajerni i ri, trinomi Zidan-Ksabi-Konte me laps e letër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2024 | 11:37

Bajerni i ri, trinomi Zidan-Ksabi-Konte me laps e letër

Njoftimi zyrtar i klubit të Bajernit se ata kanë arritur marrëveshjen për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Tomas Tuhel në fund të sezonit ka hapur edhe pistat se kush mund të jenë pretendentët për të marrë detyrën e “timonierit” në gjirin e gjigantëve nga Mynihu.

MixCollage-22-Feb-2024-11-30-AM-3280

Pas Zinedin Zidanit dhe Antonio Kontes, emri i radhës dhe që është vendosur nga “Bild” si numri “1” për të marre drejtimin e bavarezëve konsiston me Ksabi Alonson. Në bazë të raportimit në fjalë, tekniku iberikas është pro zhvendosjes në “Allianz Arena”, kësaj radhe jo me në profilin e lojtarit, por me përgjegjësinë në spektrin menaxherial, trajner. Thuhet se klubi i Bajer Leverkusen nuk do e pengojë transferimin e spanjollit, nëse dëshira Alonsos në planin profesional përkon me ekipin e Bajernit. Më poshtë po ju zbërthejmë “kornizat” taktike te Kontes, Zidan dhe Ksabit në Mynih, nga rreshtimi e deri te protagonistët në fushë.

ALONSO Ksabi do të zbatojë te kampionët e Bundesligës të njëjtën qasje si te Leverkusen, 3-4-2-1. Kim, Upamekano dhe De Ligt nuk preken nga reparti defensiv, ndërsa epiqendra e 42- vjeçarit gjen mbështetje në korsitë e mbrojtjes, konkretisht shpejtësia e “raketave” Guerreiro-Dejvis, kurse në pozitën e “regjisorëve” nuk ndryshohet binomi KimishGorecka, aty ku përvoja mbizotëron. Sane dhe Musiala i vijnë në ndihmë goleadorit Herri Kejn, të cilët kur dalin përpara transformohen me 5 sulmues, 2 të linjave, “pyka” dhe 2 lojtarët me profil “10” (në këtë rast Musiala dhe Sane).

AL

ZIDAN “Zizu” parapëlqen futbollin ofensiv, e përkthyer me modulin modern 4-3-3. Këtë skemë francezi e aplikoi në Madrid, duke krijuar hegjemoni jo vetëm në Spanjë. Nëse lëvizja ndodhë te bavarezët, Til dhe Sane do inkuadrohet nga krahët, ndërsa roli i “pykës” mbetet i Kejnit. Zidan ka prirje t’i japë më shumë terren talenteve sesa emrave dhe kësisoj Gorecka, Pavloviç dhe Musiala do gjendeshin para mbrojtës së përbërë nga kuarteti Dejvis-Kim-De LigtGurreiro. Zinedin pëlqen të inkuadrojë në fushë futbollistë me prirje ofensiv edhe në prapavijë, teksa do e linte në stol Upamekanon në vend të De Ligt.

ZI

KONTE Periudha e suksesshme tek Interi vuri në pah modulin 3-5-2 të Antoni Kontes. Filozofia e italianit ka të bëjë me mesfushën e mbingarkuar dhe lojën e linjave. Upamekano-De Ligt-Kim do të vendoset para Nojerit, ndërsa Mazraui dhe Dejvis sjellin freski dhe rigjenerojnë fuqi me krosimet drejt Herri Kejn e Leroi Sane. Përveç finalizimit të rasteve para kuadratit, si Leroi ashtu edhe Herri, do të kenë mision presingun e lartë kur topin e ka kundërshtari.

KO

SAIMIR MBËRSI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"