Bajerni fitoi pas vendimit për Tuhel, Nojer: Nuk e ka gjithmonë fajin mësuesi kur merr nota të këqija në shkollë
Bajern Mynih dha një sinjal se po del nga kriza teksa fitoi me shifrat 2-1 ndaj Lajpcig në Bundesligë, pas 3 humbjesh radhazi në të gjitha kompeticionet, por sidomos pas vendimit për largimin e trajnerit Tomas Tuhel në fund të edicionit. Pas ndeshjes, kapiteni Manuel Nojer, u shfaq para kamerave të “Sky Sport” dhe fajësoi lojtarët për situatën e krijuar dhe jo trajnerin.
“Jep një imazh të keq për të gjithë ne që nuk arrijmë të vazhdojmë rrugëtimin tonë me një trajner kaq të mirë. Unë besoj se nuk duhet të shohësh gjithmonë mësuesin për fajin kur ke nota të këqija në shkollë”, ishin fjalët e portierit gjerman.
“Çdo lojtar duhet të ndjehet fajtor në ndërgjegjen e tij. Kjo është arsyeja pse duhet të shohësh gjithmonë përtej hundës tënde.
Pse nuk funksionoi me Tuhel? Padyshim ne kemi shumë lojtarë të ndryshëm në ekip në krahasim me më parë kur gjërat funksiononin vete. Ne nuk kishim këtë vit atë pamjen e një skuadre që vesh fanellën dhe del në fushë e mund kundërshtarët. Por ne duam të vazhdojmë deri në fund të këtij sezoni në një mënyrë sa më profesionale të mundshme me të”, tha portieri gjerman.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"