Bajerni do hakmarrje në Bundesligë, mbi 4 gola si… premtim
Gjigandët e Bajern Mynih do të kërkojnë ditën e sotme në orën 15:30 ta nisin sezonin ashtu siç i ka hije në Bundesligë, fitore, aq më tepër kur vijnë pas një sezoni pa trofe. Bavarezët do përballen me “Ujqërit” e Volfsburgut, ku do të masin forcat në stadiumin e “Wolksvagen Arena”.
Në këtë situatë kur trajneri Kompani del ditën e sotme në zonën e prononcimeve, po ju paraqesim si pikë kryesore faktet më interesante mes gjigandëve nga Mynihu dhe vendasve të Volfsburgut, aty ku dominojnë golat.
Gola të garantuar
Në 32 ndeshjet e tyre të fundit në Bundesligë kundër Volfsburgut, ekipi nga Mynihu nuk kanë dështuar kurrë të gjejnë rrjetën. Gjatë kësaj periudhe, Bajerni ka shënuar 90 gola karshi “Ujqërve”. Është seria më e gjatë e golave te bavarezët ndaj ndonjë kundërshtari në historinë e kampionatit gjerman. Pesë ndeshjet e fundit rezulton mesatarja 4.4 gola për ndeshje.
Kundërshtarët e preferuar të Musialës
Volfsburg rezulton kundërshtari i preferuar për Xhamal Musialën. Mesfushori me tipare ofensive ka shënuar më shumë gola në Bundesligës kundër tyre se çdo klubi tjetër (5). “Bambi” ka finalizuar në secilën nga tre takimet e tij të fundit ndaj vendasve.
Tomas Myler kërkon “dopietë” prezencash
Nëse Myler luan kundrejt Volfsburgut të dielën, veterani i Bajernit do të shënonte njëkohësisht dy arritje të çmuara. Do të ishte ndeshja e 709-të konkurruese e futbollistit 34-vjeçar, e cila do të barazonte rekordin e klubit të mbajtur nga portieri legjendar Sep Majer. Po ashtu do të përkojë me gjithashtu paraqitja e 474-të e Mylerit në Bundesligë, duke e bërë atë lojtarin e vetëm rekordmen në këtë kompeticion. Rastësisht, Tomas luajti në ndeshjen e tij të parë të Bundesligës në gusht 2008, një barazim 2-2 kundër Hamburg, teksa përkon me ndeshja e fundit të trajnerit të ri të Bajernit Vinsent Kompani në Bundesligë si lojtar.
Debutimi i Kompanis
Pak më shumë se 16 vjet më vonë, Vinsent Kompani finalizojë debutimin e tij si lojtar në ligën gjerman. Midis 2006 dhe 2008, ish-mbrojtësi bëri 29 paraqitje në Bundesligë për Hamburg. Ai kurrë nuk ka drejtuar më parë si trajner një klub të ligës në fjalë.
Debutimi spektakolar i Bajernit
Rekordmenët e Bajern Mynih nuk ka humbur asnjë nga 12 javët e para të tyre, duke barazuar rekordin e të gjitha kohërave të arritur më parë vetëm nga Duisburg (deri në 1994) dhe Shtutgart (deri në 1977). Sigurisht, plani është që kjo ecuri mbresëlënëse të zgjatet edhe në Volfsburg.
Përgatiti: SAIMIR MBËRSI – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"