Postuar: Nëntor 18, 2023 | 18:39
Bajern Mynih tërbon “demat”, shkak bëhet talenti… Ksavi Simons
Reparti i sulmit po funksionon thuajse në perfeksion te Bajerni, duke nisur nga goleadori Herri Kejn, për të vijuar me linjat si Sane apo Koman, dhe tashmë forcat shtohet më tepër me rikthimin e Serzh Gbarit.
Megjithatë Tomas Tuhel duket se nuk kënaqet. “Bayern Insider” raporton se tekniku 50-vjeçar po monitoron talentin e Lajpcig, Ksavi Simons. 20-vjeçari me profil sulmuesi i djathtë pëlqehet së tepërmi nga Tuhel, i cili gëzon statistikat domethënëse me “demat”, 6 gola dhe 8 asiste, në 18 ndeshje të zhvilluara.
Përveç pengesës Lajpcig, kampionët e Bundesligës duhet të bëjnë llogaritë me PSG-në, ekipi që ka kartonin e “tulipanit”, pasi ai gjendet me formulë huazimi në Gjermani.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"