Autogoli vulosi humbjen, trajneri i Apolonisë për fushën e Pogradecit: Ishte e rënduar
Pogradeci mposhti me rezultatin 1 me 0 Apoloninë në sfidën e vlefshme për Kategorinë e Parë. Ndeshja u vendos nga një autogol, që i dha tri pikët vendasve.
Pas ndeshjes foli trajneri i Apolonisë, Sedat Pajaziti, i cili deklaroi:
“Normal që jam i zhgënjyer, derisa djemtë luftuan gjithë kohës dhe të pësosh nga gabim i yti. Futbolli i ka të gjitha këto, nuk kam çfarë të them, duhet të analizojmë dhe punojmë. Duhet të punojmë dhe luajmë më mirë, ishte e vështirë me fushë të rënduar, duke marrë parasysh që luajmë me bar artificial. Ndikoi dhe dalja e Trifonit, kemi probleme me mungesat, lëndimet.
Çështja e mërzisë ishte për çunat, ndoshta e meritonin ato për luftën që bënë që të mos dilnim pa pikë. Nuk e kisha mërzinë për veten, jam i qartë çfarë duhet të bëjmë, këto djem mund të japin shumë më shumë. Na duhet pak kohë që të luajmë më të qartë, më me vetbesim, më mirë“, u shpreh Pajaziti për RTSH.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"