“Atmosfera në grup ndryshon kur fitojmë”, Myrto Uzuni: Dua ti shënoj Anglisë në Europian, luajmë më mirë ndaj skuadrave të forta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2023 | 14:57

“Atmosfera në grup ndryshon kur fitojmë”, Myrto Uzuni: Dua ti shënoj Anglisë në Europian, luajmë më mirë ndaj skuadrave të forta

Sulmuesi Myrto Uzuni u shpreh në Podkastin me Edi Ramën se golat që nuk arriti ti shënoj gjatë ndeshjeve kualifikuese do ti shënoj në Europian.

uzuni

Myrto Uzuni: I kam lënë golat për në evropian. Ishte pak vështirë dje pasi një ekip si Ishujt Faroe mbroheshin me forca të shumta në fazën defensive dhe ishte e vështirë që të çaheshin pasi me ekipet më të mira në letër luajmë më futboll të hapur,  kurse ekipet qe janë më të dobëta në letër luajnë një lojë të mbyllur, dhe është shumë e vështirë te depërtosh në atë zonë, normal.

Kryeministri Edi Rama: Po ata në fakt, edhe Polonia edhe Çekia hoqën keq me ata ?

Myrto Uzuni: E kanë bërë golin me penallti në minutën e ’70 a diçka e tillë.

Kryeministri Edi Rama: Uzuni, ti me Granadën?

Myrto Uzuni: Ne nuk kemi fare pushim.

Kryeministri Edi Rama: Ti je plazh- futboll, futboll-plazh?

Myrto Uzuni: Vetëm 5 ditë kemi në pushimet e dimrit pasi kampionati është shumë intensiv, edhe në Itali edhe në Spanjë. Nuk ka shumë pushime. Pushimet janë në verë.

Myrto Uzuni: As një ditë nuk kemi këtë vit dhe mendoj se në datë 1 më duket se na kap duke luajtur. 1 janar ose 31 dhjetor.

Kryeministri Edi Rama: Si do ia bësh për Natën e Vitit të Ri apo do flesh gjumë?

Myrto Uzuni: Do jem në fushë.

Myrto Uzuni: Është e vërtetë; ka më shumë konkurrencë tani dhe nëqoftëse nuk është një në ditën e tij, mund ta zëvendësojë tjetri pa problem plus dhe sesi i analizon trajneri ndeshjet, pikat e forta dhe të dobëta të kundërshtarit, por siç e tha dhe Hysaj, që kur fiton ndryshon atmosfera, je më i lumtur.

Kryeministri Edi Rama: Tani në fund fare dua t’iu pyes për preferencat. Uzun ti kë preferon të kesh në grup? Kë do me rraf? Kujt do me i bërë gol?

Myrto Uzuni:  Me thënë të drejtën Anglisë, sepse kemi luajtur kundër Anglisë dhe kam pasur një mundësi dhe e kam shpërdoruar. Dhe ajo ka qenë një momentet e mia.

Kryeministri Edi Rama: Se mos na ndodh që na bie Anglia që të bësh gol ti dhe të hamë tre të tjera pastaj. Kë do në grup më thuaj? Janë 4, Grupet janë me 4 skuadra?

Myrto Uzuni: Më thënë të drejtën Portugalinë do të doja në grup pasi ..

Kryeministri Edi Rama: Po Portugalinë, pastaj.

Myrto Uzuni: Pastaj tre më të dobëta.

Kryeministri Edi Rama: Po hë mi thuaj

Myrto Uzuni: Po të marrim Portugalinë, po fus. Do të doja dhe Italinë me thënë të drejtën, të luaja edhe kundër Italisë.

Myrto Uzuni: Jo nuk është se është e dobët

Myrto Uzuni: … ne luajmë edhe më mirë me ekipe më të forta në letër dhe janë ndeshje më të bukura për t’u luajtur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"