“Aspirinat” duelojnë me Lajpcigun, Dortmundi udhëton në Verder/ Përballje të zjarrta në Bundesligë
Java e 2-të e Bundesligës gjermane dhuron ndeshjen më “të zjarrtë” në ligën gjermane të futbollit, që do të zhvillohet në “BayArena”, bëhet fjalë për ndeshjen Leverkusen-Lajpcig. Është fakt se kampionët në fuqi nuk po përjetojnë nisje të mirë, aty ku mungon loja bindëse.
Nga krahu tjetër Lajpcig do të synojë t’i vendos në vështirësi të besuarit e Ksabit Alonsos. Vetë trajneri spanjoll, gjatë një prononcimi në media, ka theksuar se ekipi është gati për të ruajtur trendin e fitoreve dhe se e dinë shkallën e vështirësisë kundër “Demave”.
Dueli do të mbahet sonte në orën 18:30. Përpara këtij ballafaqimi “titanësh”, zbret në fushë edhe Borusia Dortmund. Nurin Shahin e nisi me “këmbën e mbarë” aventurën te verdhezinjtë dhe do të kërkojë fitoren e radhës. Ata do udhëtojnë në transfertën e Verder Bremen. Në rast fitore, do të shkojnë në kuotën e 6 pikëve, duke qëndruara në krye të tabelës, ndonëse jemi vetëm në javët e para.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"