Askush si ai/ Haland një “përbindësh” i vërtetë, vendos rekord historik me Norvegjinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2024 | 22:36

Askush si ai/ Haland një “përbindësh” i vërtetë, vendos rekord historik me Norvegjinë

Erling Haland është shndërruar në një “makineri golash”. Ylli i Mançester Sitit është bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për Norvegjinë duke shënuar 34 gola në 36 ndeshje!  

HALAND

24-vjeçari realizoi dopietë në duelin ndaj Sllovenisë, në minutat 7 dhe 62 ku kombëtarja e tij triumfoi me rezultatin 3-0. 

Midis klubeve, kombëtares se madhe dhe kombëtareve të të rinjve, Haaland ka luajtur 391 ndeshje, duke shënuar 323 gola, me një mesatare prej 1.2 gola për ndeshje. Statistika këto vërtet të frikshme.  

Vlen të theksohet fakti se Haland debutoi më 11 shtator 2018 me Norvegjinë, duke luajtur si titullar në fitoren 3-1 si mysafir ndaj Azerbajxhanit, ndeshje e vlefshme për kualifikimin në Kampionatin Evropian 2019. 


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"