Postuar: Shkurt 20, 2023 | 22:33
Artan Bano proteston pas duelit ndaj Lushnjës: Na ndëshkoi gjykimi
Artan Bano ka rezerva për penalltinë e Lushnjës që ndali Besëlidhjen me një barazim 2-2. Edhe pse ekipi i tij ishte ai që gjeti golin me penallti në frymën e fundit, Bano mendon se arbitri i ndeshjes ishte protagonsit.
“Ndeshjen e nisëm mirë, por shpërdoruam. Të paktën nuk pësuam dhe kjo na mbajti me shpresa për pjesën e dytë. Kishim epërsi ndaj kundërshtarit, por atëherë kur nuk e prisnim, u ndëshkuam nga një penallti e paqenë.
Topi ndeshi me dorën e mbrojtësit, por jashtë zonës. Vendimi ishte i gabuar. Gjykimi në disfavorin tonë ishte i dukshëm, aq sa nuk na la shumë herë që të mbyllnim aksionet”, tha trajneri i Besëlidhjes.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"