Armando Sadiku i bashkohet Kristiano Ronaldos? Oferta nga Arabia Saudite mund të ndryshojë planet e sulmuesit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2023 | 23:52

Armando Sadiku i bashkohet Kristiano Ronaldos? Oferta nga Arabia Saudite mund të ndryshojë planet e sulmuesit

Armando Sadiku deri dy javë më parë cilësohej i pashitshëm nga skuadra e Kartagjenës, ku ai është kthyer në një titullar të sulmit dhe po e shpërblen besimin me gola. Kjo bëri që drejtuesit e klubit të refuzonin shifra të rëndësishme në janar. Por situata mund të ndryshojë para mbylljes së merkatos së janarit.

sadiku

Sadiku dhe klubi refuzuan një ofertë prej 2 milionë eurosh që i erdhi për sulmuesin shqiptar nga Japonia. Një klub ishte gati të shpenzonte këtë shifër për futbollistin shqiptar, por si ai, ashtu edhe Kartagjena, refuzuan. Megjithatë, nga Spanja vijnë sinjale se Sadiku është në treg, pasi klubi i Kartagjenës ka nisur të kërkojë në “mënyrë intensive” një numër 9 cilësor që ta aktivizojë me rregullsi.

Shkak është bërë një ofertë që i ka mbërritur futbollistit shqiptar nga Arabia Saudite, ku një klub i këtij kampionati po bën gati një propozim “të parefuzueshëm” për të dhe për Kartagjenën. Ky ishte kushti i vetëm me të cilin spanjollët ishin të gatshëm të linin të lirë futbollistit dhe duket se në ditët në vijim, kjo ka shanse të mëdha që të bëhet realitet. Tani pritet të mësohet se cili është klubi i cili mendon të afrojë në radhët e tij Armando Sadikun, për ta transferuar në kampionatin ku aktivizohet edhe një tjetër bomber kuqezi si Sokol Cikalleshi, por edhe një emër i njohur si Kristiano Ronaldo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"