Armand Duka zgjidhet zëvendëspresident i UEFA-s, ja shuma e majme që do të përfitojë çdo vit nga ndërkombëtarët
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, është zgjedhur sot edhe si zëvendëspresident i UEFA-s, një detyrë që do ta mbajë për katër vitet e ardhshme. Numri 1 i futbollit shqiptar ishte përzgjedhur në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s pak muaj më parë e tashmë do të mbulojë këtë detyrë të re deri në vitin 2027.
Normalisht, si anëtar i thjeshtë i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ai paguhej 160 mijë euro në vit nga organizata ndërkombëtare, për pjesëmarrjen e tij në aktivitetet e caktuara dhe mbledhjet për menaxhimin e futbollit kontinental.
Kjo shifër pëson rritje tashmë, pasi zëvendëspresidentët e UEFA-s kanë një pagesë tjetër më të lartë. Deri në vitin 2027, Duka do të përfitojë 250 mijë euro në vit falë këtij roli të ri që i është caktuar brenda UEFA-s, për një total që arrin 1 milion eurosh deri në fund të mandatit të tij.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"