Argjentinasi dhe braziliani u bënë bashkë kundër Kontes, kërcënuan klubin me largim
Dy lojtarët e Totenhemit, Kristian Romero dhe Riçarlison, lëshuan ultimatume mbi të ardhmen e tyre në klub nëse Antonio Kontedo të kishte qëndruar në stol, sipas raportimeve që vijnë nga Argjentina.
Italiani u largua me konsensus të dielën pas një shpërthimi kundër lojtarëve të tij dhe klubit pas barazimit 3-3 ndaj klubit të fundit të Premier Ligës, Sauthemptonit.
Gazetari argjentinas, Gaston Edul, tha se marrëdhënia e Romeros dhe Riçarlisonit me të arriti në pikë kritike dhe se ata menduan të largoheshin nga klubi pas kritikave brutale të teknikut italian. Por në grupin e lojtarëve kundër 53-vjeçarit ishin edhe disa emra të tjerë, përfshirë Pierr-Emil Hojbjergun, i cili i kërkoi Kontes qëtë ishte më preciz me komentet e tij.
“Marrëdhënia e Kontes me skuadrën ishte shumë e keqe, është e panevojshme të thuhet, është diçka që mund ta shohim në fjalët e tij. Disa lojtarë kishin dhënë ultimatum në rast se ai vazhdonte. Qëndrimi i Totenhemit ndryshoi”, tha Edul për televizionin argjentinas “TyC Sports”.
Dhe kur u pyet nëse lojtarët kishin lëshuar ultimatume nëse Konte do të kishte qëndruar, Edul konfirmoi teorinë, përpara setë zbulonte edhe dy emrat që kishin kërcënuar.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"