“Argjentina e meritoi Botërorin”, vajza e legjendës Pele: Babai im ishte i lumtur kur mësoi që Mesi u shpall kampion bote
Vajza e legjendës Pele, Kelly ka rrëfyer se babai i saj ishte lumturuar kur mësoi se Argjentina dhe Lionel Mesi kishin arritur kulmin duke fituar Botërorin.
Pasi publikoi një fotografi të saj me Antonela Rokuzon, bashkëshorten e argjentinasit, ajo zbuloi se legjenda dëshironte që Kupa e Botës të qëndronte në Amerikën Latine.
“Kur Brazili u eliminua nga Kroacia, gjendja e babait tim ishte përkeqësuar shumë. Të gjithë donin që kombëtarja jonë ta fitonte këtë trofe për babin tim. Por ai e kuptonte futbollin më mirë se kushdo dhe ai gjithmonë thoshte, se donte për lojën e bukur, e cila ishte mundësia që çdo ekip të fitonte.
Pas humbjes së Brazilit, kushdo që vinte në spital e pyeste: “Po tani kë mbështet Pele? Sigurisht që jo Argjentinën!”.
Por ai thoshte: “Po, Argjentinën! Kupa duhet të qëndrojë në Amerikën Latine dhe Mesi e meriton. Ai nuk ishte në gjendje të shikonte finalen, por kur kuptoi se Argjentina dhe Leo ishin në gjendje të ngrinin kupën, ai ishte i lumtur. Rroftë futbolli”- ka shkruar vajza e legjendës Pele.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"