Ardit Hila dënohet sërish nga klubi, tani jashtë ekipit. Ja si mund të rreshtohet Tirana në derbi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2023 | 21:00

Ardit Hila dënohet sërish nga klubi, tani jashtë ekipit. Ja si mund të rreshtohet Tirana në derbi

Ardit Hila është dënuar për herë të dytë nga klubi Tirana dhe për momentin është i përjashtuar nga ekipi. Ai dje nuk u stërvit me skuadrën. Që prej sfidës ndaj Kukësit lojtari është pezulluar, nuk stërvitet me skuadrën dhe as nuk futet në dhomat e zhveshjeve të Tiranës, duke u përgatitur veçmas dhe u zhveshur po veçmas.

hila

Ky është vendimi i fundit i klubit Tirana që brenda një muaji e pak ka dënuar dy herë lojtarin elbasanas. Ngjarjet kanë precipituar, pasi mësohet se në sfidën me Kukësin ka pasur debate mes lojtarit dhe drejtuesve për përplasjen që ai bëri me tifozët e Kukësit. Gjërat janë agravuar edhe më shumë mes lojtarit dhe trajnerit si në stol dhe në dhomat e zhveshjeve. Para ndeshjes me Erzenin është marrë një vendim që lojtari do të mënjanohet nga grupi pikërisht para sfidës me Partizanin në derbi.

Futbollisti është jashtë planeve të Tiranës dhe në janar mund të largohet nga skuadra për një skuadër tjetër në Superiore. Dënimi i parë – Për koincidencë Tirana u mund në derbin e parë, por problemet mbeten. Asokohe u zhvillua një analizë ku është parë me kujdes çdo veprim i skuadrës në derbi. Drejtuesit u ndaluan edhe tek Ardit Hila gjatë zëvendësimit dhe hyrja e tij në dhomat e zhveshjeve pa kaluar nga pankina. Lojtari është kritikuar për atë që ka ndodhur dhe nga drejtuesit është marrë një masë e përkohshme: pezullimi për ndeshjen e ardhshme. Hila nuk luajti në sfidën me Egnatian dhe më pas u fal. Lojtari u zëvendësua nga trajneri Julian Ahmataj në minutën e 67-të së bashku me Latifin. Mesfushori nuk takoi stolin e rezervave dhe u fut menjëherë në dhomat e zhveshjeve.

FORMACIONI – Tirana do të luajë me Partizanin në sfidën e javës së 15-të të Superiores. Për këtë sfidë, duke pasur parasysh mungesat, ndryshimet do të jenë të mëdha, duke filluar nga porta në sulm. Surprizë mund të ketë edhe në mbrojtje. Si fillim, te Tirana në sfidën me Partizanin me shumë mundësi do të mungojnë, Hasani, Selmani, si dhe Lulaj e Patrik (me inflamacion në gju), lojtarë që nuk janë gati nga minuta e parë ose të dëmtuar. Hasani e ka gjurin e ënjtur dhe zor se bëhet gati për sfidën ndaj të kuqve. Ndeshja me Partizanin ka sjellë edhe shumë dilema para kësaj sfide. Si fillim, Abdullahu në portë, Doka në një krah dhe Përgjoni në tjetrin, ndërsa në qendër Najdovski e Hoxhallari. Mesfusha nuk ka asnjë ndryshim, me treshen Lushkja-Jonuzi dhe Deliu. Edhe sulmi është i stabilizuar me treshen Kaina, Abazaj dhe Haxhiu.4 (1)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"