Ardian Takaj prezanton Gjokën dhe zbulon kontratën: Ka përvojë të madhe, Skënderbeu nuk ka pretendime në ajër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2024 | 23:55

Ardian Takaj prezanton Gjokën dhe zbulon kontratën: Ka përvojë të madhe, Skënderbeu nuk ka pretendime në ajër

Ernest Gjoka u prezantua sot si trajner i Skënderbeut, pas largimit të Ivan Gvozdenoviç. Vetë presidenti i korçarëve, Ardian Takaj, ishte i pranishëm në konferencë për shtyp.

takaj gjoka

Takaj zbuloi se Gjoka ka firmosur për 1 vit e gjysmë, ndërsa e mbylli duke thënë se pretendimet e Skënderbeut janë reale dhe jo në ajër.

“Ky është vendimi i klubit, që për 1 vit e gjysmë këtë klub ta drejtojë Ernest Gjoka. Besoj e dini dhe vetë se ka përvojë shumë të madhe në Superligë, ka dhe eksperienca jashtë Shqipërisë, besoj me punën, me profesionalizmin, besoj do na ndihmojë dhe neve dhe veten e tij, për të pasur rezultate për pretendimet që ka klubi ynë.

Nuk heq dorë nga pretendimet, nuk kemi ardhur në Superiore vetëm për të marrë pjesë. Që nga fillimi i sezonit kemi pasur pretendimet, kemi skuadrën, njohim cilësitë e Superiores dhe çfarë cilësie kemi vetë, nuk kemi pretendime në ajër, por reale”, u shpreh fillimisht Takaj.

“Skënderbeu nuk i ka 1 vit e gjysmë, aq shkruhet në kontratë. Trajnerët e përcaktojnë kohëzgjatjen vetë te Skënderbeu. Kështu e kishte dhe Ivani, por mund të shkonte dhe 5 vjet, 10 vjet”, u shpreh më pas presidenti i Skënderbeut, pasi Gjoka u pyet për kontratën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"