Ardian Ismajli alternativë, drejtori i Juventusit me ide të qarta: Në janar dua patjetër mbrojtës
Ka vetëm një domosdoshmëri te Juventusi sipas Kristiano Xhuntolit. Ose të paktën nëse do të zgjidhte mes një sulmuesi apo një mbrojtësi në për të afruar në merkaton e janarit, drejtori i “Zonjës” është i qartë për zgjedhjen që do të bëjë.
Nëse do të firmoste do ta bënte këtë gjë për një mbrojtës, ndërsa kujtojmë se Ismajli është alternativë. I pyetur nga mediat italiane para ndeshjes Udineze-Juventus, Xhuntoli u shpreh. “Do të merrja një qendërmbrojtës në merkaton e janarit”. Por a do të jetë ai Milan Shkriniar? “Kjo gjë është diçka e papjekur. Për momentin ne nuk jemi duke lëvizur për një mbrojtës. Por jemi duke monitoruar situata të caktuara dhe më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë”, u shpreh fillimisht Xhuntoli që më pas komentoi mbi skuadrën.
“Dëmtimi i Gleison Bremerit ka një peshë të madhe, por ne kemi zgjidhjet e nevojshme në skuadër për momentin. Kemi pasur problemin për të gjetur zgjidhje të sforcuara dhe kemi qenë më pak brilant në disa raste”.
Por si është situata për zëvendësuesin e Vlahoviç? Edhe për këtë Kristiano Xhuntoli e ka një përgjigje. “Ne kemi mundësinë që të aktivizojmë në sulm lojtarë të tjerë si Niko Gonzalez apo edhe Jildiz që për momentin nuk janë shfrytëzuar në atë pozicion. Për momentin kemi alternativa. Edhe Milik kur të kthehet do të japë një dorë”. Në fund Xhuntoli e mbyll me një koment për Tiago Motën.
“Ai ka dhënë një ndikim të madh në botën e Juventusit. Kemi nisur me një ekuilibër shumë të rëndësishëm përpara dëmtimeve të Bremerit dhe të tjerëve. Mota është një njeri shumë i hapur, serioz dhe me shumë talent. Ka një të ardhme të madhe”, përfundoi Xhuntoli.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"