Apolonia me sytë nga të rinjtë, por jo vetëm shqiptarë. Nis provën një adoleshent brazilian
Një tjetër lojtar vjen në provë tek Apolonia. Pas sulmuesit Eugen Ramadani, i ardhur para pak ditësh, radhën për të bindur stafin e Apolonisë e ka sulmuesi brazilian, Ola Nikolas, i cili zbriti për herë të parë në seancën e djeshme stërvitore.
Bëhet fjalë për një 19-vjeçar, i cili luan në dy role në ofensivë, si qendërsulmues dhe si sulmues i majtë. “Panorama Sport” mëson se palët i kanë kryer bisedat e para, por më parë drejtuesit kanë vendosur që si sulmuesi brazilian Ola Nikolas, por edhe ata që do të bëhen pjesë e Apolonisë do t’i nënshtrohen fillimisht fazës së testimit.
Trajneri Mërgjyshi dhe stafi i tij do të marrin një vendim përfundimtar brenda pak ditësh për sulmuesin e ri.
H. SALIU – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"