Ançeloti pas goleadës në Champions: Bëmë detyrën, jam i kënaqur me ekipin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2025 | 21:24

Ançeloti pas goleadës në Champions: Bëmë detyrën, jam i kënaqur me ekipin

Trajneri i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti nuk e ka fshehur kënaqësinë për suksesin e thellë kundër Salzburgut që minimalisht i ka siguruar një vend në “play off”. Madridi ka respektuar pritshmëritë në një takim të dominuar nga fillimi në fund dhe që u fitua 5-1. 

anceloti

Trajneri i Realit, duke analizuar fitoren e thellë ka deklaruar: “E kisha thënë dhe para ndeshjes se më interesonte të shihja një skuadër serioze në fushë. Nuk mund ta fsheh se jam i kënaqur me paraqitjen e bërë nga skuadra.

Përsëri shënojmë shumë gola dhe kjo është mjaft pozitive. Edhe në mbrojtje jemi paraqitur mirë pavarësisht se kemi pësuar një gol në fund. E rëndësishme ishte të fitonim dhe të siguronim pikët e nevojshme për vendin në ‘play of’”. Trajneri i Realit ka përmendur dhe çështjen e një vendi mes tetë më të mirave, ndonëse kjo duket gati e pamundur.

“Objektivi ynë është të fitojmë edhe ndeshjen e fundit. Më pas do të shohim ku ndodhemi dhe të bëjmë llogaritë. për momentin jam i kënaqur me ekipin”, tha italiani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"