Ançeloti e zhgënjeu për Botërorin, sulmuesi hap polemika me shisha në Dubai

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2026 | 9:52

Ançeloti e zhgënjeu për Botërorin, sulmuesi hap polemika me shisha në Dubai

Sulmuesi i Çelsit, Zhoao Pedro mund të thuhet pa frikë se është përballur me një nga zhgënjimet më të mëdha të karrierës së tij. Kjo, përderisa nuk u përfshi në listën finale të Brazilit sa i takon Kupës së Botës 2026, në një kohë që nuk ka qenë pjesë e lojtarëve të përzgjedhur nga trajneri italian, Karlo Ançeloti.

asdasdasdas

E disa kohë pas publikimit të listës së Brazilit, në rrjete sociale është shpërndanë pamje të Zhoao Pedros duke kaluar kohë në Dubai gjatë pushimeve. E mbi të gjitha, ai është parë në ambiente relaksi me shisha, duke bërë një bujë jo të vogël. Pikërisht, një detaj i tillë ka ngjallur reagime të ndryshme “online”, pasi disa tifozë e kritikuan sjelljen e tij, ndërsa të tjerë e panë si normale për një lojtar që është në periudhë pushimi pas një sezoni të gjatë.

Por a lejohet diçka e tillë për futbollistët? Në përgjithësi, pirja e shishës, ose duhanit nuk është e ndaluar ligjërisht për futbollistët profesionistë. Mirëpo, klubet dhe stafi mjekësor zakonisht e dekurajojnë fuqishëm, sepse ndikon në kondicionin fizik, rikuperimin dhe paraqitjet afatgjatë. Megjithatë, gjatë pushimeve, lojtarët kanë më shumë liri personale, për sa kohë nuk shkelin rregullat e klubit ose kontratës.

Kujtojmë që braziliani u transferua te “blutë” e Londrës nga Brajtoni dhe aktualisht ka një kontratë që zgjat deri në vitin 2033. I lindur më 26 shtator 2001, ai është një sulmues qendre shumë i shkathët. Sezonin e fundit shkëlqeu te Çelsi, ku numëroi mbi 20 gola të shënuar dhe u kthyer në një nga pikat kyçe të ekipit.

Sipas “Transfermarkt”, vlera e tij aktuale në merkato llogaritet në rreth 80 milionë euro, Për shkak të formës së tij fantastike, ai është kthyer në një nga objektivat e mundshëm të Barcelonës, që e shikon atë si përforcim të mundshëm për sulmin. Por Çelsi nuk e lëshon pa marrë 100 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL