Analiza tek Elbasani/ Vora, “aksident sportiv”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2025 | 23:16

Analiza tek Elbasani/ Vora, “aksident sportiv”

Ashtu siç pritej, pas ndeshjes së humbur ndaj Vorës, është zhvilluar një analizë e detajuar me stafin teknik dhe lojtarët, ku janë evidentuar gabimet e bëra, sidomos ato që çuan në përmbysjen e rezultatit.

lulaj elbasani

Sipas burimeve pranë klubit, trajneri Gvozdenoviç ka theksuar mungesën e përqendrimit të skuadrës pas avantazhit të golit, një problem që nuk duhet të përsëritet më. Kjo humbje është cilësuar më shumë si një “aksident sportiv” sesa si pasojë e mungesës së dëshirës apo angazhimit.

Për këtë arsye, pritet që ndaj Bylisit të shihet një Elbasan më agresiv dhe më i karikuar, që kërkon me çdo kusht të reagojë. Fakti që ndeshja do të luhet sërish në “Elbasan Arena” shton edhe më shumë presionin, por njëkohësisht ofron mundësinë ideale për të rikthyer besimin e tifozëve, të cilët kërkojnë një përgjigje të fortë në fushë.

PANORAMASPORT.AL