Analiza/ Metoda e Hansi Flikut ndez euforinë në Barcelonë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2024 | 13:40

Analiza/ Metoda e Hansi Flikut ndez euforinë në Barcelonë

Mbërriti pa bërë shumë zhurmë. Në fakt, klubit iu desh një muaj për ta prezantuar atë. Gjatë gjithë asaj kohe, askush nuk e dinte se çfarë mendonte trajneri i ri i Barçës, i cili kishte ardhur për të zëvendësuar Ksavin.flikKlubi donte ta mbronte në mënyrë që ai të mos merrej në pyetje nga shtypi. Gjermani punoi në prapaskenë me drejtorin sportiv Deko për të ndërtuar skuadrën që po shohim tani. Një punë e ndërlikuar për të gjitha problemet që klubi ka pasur gjatë verës për shkak të “Fair Play Financiar” dhe që e penguan të arritje të gjitha objektivat e merkatos. Por pak nga pak, Flik ka futur ndryshimet e tij dhe ka formuar një ekip që në këtë moment ofron garanci suksesi siç shihet në katër ndeshjet e para në të cilat ka regjistruar katër fitore. E fundit me një 7-0 brilante kundër Vajadolidit që përfundoi me tribunat e “Montjuiç” duke brohoritur emrin e tij.

BESIMI NË SKUADËR – Sepse që nga këtu bie në sy dora e teknikut. Flik ka prezantuar një sërë ndryshimesh që kanë bërë që kjo Barcelonë të mos duket aspak si sezoni i kaluar. Ai ka rikthyer besimin e disa lojtarëve kryesorë, ka përmirësuar tonin fizik të skuadrës, nuk ka hyrë në polemika me shtypin, ndjek udhëzimet e vendosura nga klubi pa bujë… Një luks për stolin e Barcelonës.

RIKTHIMI I LEVANDOVSKIT – Një nga pikat kyçe ka qenë rikuperimi i Levandovskit. Nuk duhet të harrojmë se Ksavi donte që polaku të largohej nga ekipi. Flik ka vepruar me kujdes. E njeh sulmuesin në mënyrë të përsosur që nga koha e tij në Mynih. I ka rikthyer besimin, e ka vendosur në pozicionin ku e bën më së miri punën e tij: brenda zonës. Rezultati? Katër gola në katër ndeshje në krye të listës së golashënuesve 36 vjeç!

RAFINJA I RINUAR – Përmirësimi i Rafinjës ka qenë i dukshëm. Flik ka konsideruar se në shumë ndeshje ai mund të performojë shumë mirë nga brenga e jo në krahë . Braziliani ka ofruar versionin e tij më të mirë. Rezultati: tregolëshi i parë i karrierës së tij. Dhe, për më tepër, ai ka përforcuar vetëvlerësimin e tij duke qenë një nga kapitenët e ekipit dhe ai i ngarkuar për të folur me arbitrin. Një “nënshkrim” i madh.

FIZIKISHT NJË EKIP TJETËR – Përmirësimi fizik i ekipit është një fakt. Që në ditën e parë trajneri gjerman ka punuar në këtë aspekt që ishte lënë pas dore. Ai e di që nëse skuadra nuk është mirë fizikisht, nuk do të ketë asnjë shans për të konkurruar kundër të mëdhenjve. Dhe lojtarët po përgjigjen.

SHANS TË RINJVE – Një aspekt tjetër që e duan tribunat është besimi i tij i plotë tek “fëmijët”. Që kur mori drejtimin e ekipit ai e ka treguar se do të llogarisë “La Masía”-n. Në katër ndeshje ai ka debutuar me katër lojtarë nga akademia. Nuk është e lehtë për një trajner të huaj të ketë kaq shumë besim te lojtarët më të rinj. Dhe të gjithë po i përgjigjen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"