ANALIZA/ Më pak pikë dhe gola, por Milani është ai i titullit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2023 | 19:24

ANALIZA/ Më pak pikë dhe gola, por Milani është ai i titullit

Numrat tregojnë paradokse dhe të vërteta. Le të marrim Milanin e vitit të kaluar: i bukur dhe i suksesshëm, cinik dhe solid, i fortë në individë dhe si ekip. Ndër të tjera, manifesti i “piolizmit”, i aftë për të gjetur diamante në vendet më të pamendueshme.

FBL-ITA-SERIEA-AC MILAN-UDINESEmilan

KRAHASIMI – Të marrim Leaon. Shifrat na tregojnë se në këtë moment të sezonit, vitin e kaluar, portugezi kishte krijuar një duzinë rastesh të tjera dhe kishte bërë thuajse po aq driblime. I njëjti lojtar në version “Scudetto” dhe si më i miri i Serisë A me forcë absolute, dhe ai i sotëm, i hutuar dhe çuditërisht dembel, duket se nuk ka ndryshime. Edhe në gola (8). Si dhe shumica e yjeve në skuadër – Tonali, Hernandez, Zhiru – të gjithë me statistika të ngjashme në krahasim me vitin e kaluar, përsëri në javën e 27- të të kampionatit. Megjithatë, Milani 2022-‘23 është kopja e shëmtuar e atij të parë vitin e kaluar, me dhjetëra pikë larg majës dhe të prishur në reparte.

TË DHËNAT – Pika e parë: Milani luan shumë më pak topa. Duke marrë parasysh 27 javët e para të sezonit 2021-‘22 dhe ato të këtij viti, krahasimi është i qartë (675 me 633). Qendra e gravitetit është pothuajse e njëjtë, ndërsa përqindja e topave të dobishëm të luajtur është ulur me 3%. Megjithatë, numri i goditjeve me kokë është më i lartë 66 kundër 58, ndërsa duelet e fituara dhe topat e ndërprera janë të barabarta. Megjithatë, mbrojtja lejon më shumë. Sezonin e kaluar, në mars, Pioli filloi udhëtimin drejt titullit duke blinduar prapavijën me një bravë të dyfishtë. Ky vit nuk është më kështu. Manifesti i krizës është performanca e Tomorit, një kolonë e padisiplinuar: anglezi ka kryer më shumë se dhjetëra faulle, ka fituar më pak topa (24 me 32) dhe ka humbur më shumë duele, pa llogaritur gabimet individuale (Ndaj Xhekos, Ikonesë apo Lautaros).

BILANCI – Tonali dhe Teo ruajnë shifra të ngjashme, me francezin që po e merr veten. Statistikat flasin për një Milan në vështirësi, por jo aq qartë sa mund të mendohet. Peshojnë golat shtesë të pësuar dhe mungesa e forcës goditëse, sidomos nga Leao. Portugezi është në kuotën e tetë golave si vitin e kaluar, por nuk shënon prej 11 ndeshjesh mes kampionatit dhe Kupave. Asnjëherë kaq keq që kur ka veshur fanellën kuqezi. Mbase nevojitet biseda e zakonshme nga Pioli.CVMNMC

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"