ANALIZA E KATEGORISË SË PARË/ Besa marshon në krye me Mazrekajn, Flamurtari i tregon forcën Vorës. Mësoni më të mirët dhe më të dobëtit e javës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2024 | 17:03

ANALIZA E KATEGORISË SË PARË/ Besa marshon në krye me Mazrekajn, Flamurtari i tregon forcën Vorës. Mësoni më të mirët dhe më të dobëtit e javës

Java e tretë e Kategorisë së Parë u zhvillua të mërkurën dhe të enjten. Kalendari rezervonte përballje interesante, ku të tilla ishin edhe përfundimet e ndeshjeve të kësaj jave.

kategoria-e-pare-1

Besa e trajnerit Mirel Josa ka marrë një fitore bindëse,2-0, në transfertën e Pogradecit. Kavajasit kanë nisur marshimin drejt Superiores nën udhërrëfimin e kapitenit Mentor Mazrekaj, i cili me perlën në javën e dytë kundër Korabit dhe me dy golat ndaj liqenorëve i ka dhënë Besës 6 nga 9 pikët që kanë në total. Besa, me trepikëshin e fundit, ka nisur distancën me rivalët, pasi verdhezinjtë janë të vetmit me pikë në plota në tri javë, si dhe janë ekipi i vetëm që nuk kanë pësuar gol në 270 minutat e luajtura. Ndërsa zhgënjimi i Pogradecit në këtë takim ka qenë aq i madh, sa tifozët vendës nisën të largohen nga stadiumi që në minutën e 75- të.

Kryendeshja e kësaj jave ka qenë ajo mes Flamurtarit dhe Vorës, një përballje rivalësh direkt, por që në fushën e lojës nuk ka rezultuar e tillë. Flamurtari fitoi në shifrat 3-0, ku fati i ndeshjes u vendos nga afrimet e merkatos dhe trajneri Agostineli duket i kënaqur me reagimin e kuqezinjve pas disfatës në premierën e sezonit me Burrelin. Ndërsa Vora i zhvlerësoi dy fitoret e para në shtëpi, pasi me të drejtë trajneri Bellai u shpreh se skuadra e tij ngjau me një ekspeditë gjimnazistësh, që kishin shkuar për vizitë në Vlorë.

dsffdsfdsfsdsfdsdff

Derbi i Qarkut Dibër, Korabi-Burreli, u mbyll me rrjeta të paprekura, ku padyshim pika i ka vlejtur më shumë matjanëve, që nën drejtimin e trajnerit Bicaj në tri javët e para kanë marrë 5 pikë, 1 fitore dhe 2 barazime. Ndërsa Korabi mbetet ende në kërkim të fitores së parë, pasi ka 2 barazime në shtëpi dhe një humbje me Besën.

Kastrioti mori trepikëshin e parë për këtë sezon, ku në Fushë-Krujë përmbysi Lushnjën në shifrat 2-1. Skuadra e Maganit shënoi e para, por pas zëvendësimeve të kryera lushnjarë u shpërfytyruan, duke pësuar dy gola dhe duke kthyer ëndrrat e këqija të sezonit të shkuar. Gjithsesi në këtë disfatë të Lushnjës ndikim pati edhe gjykimi, pasi anësori u anuloi një gol që nga pamjet filmike dukej i rregullt dhe nëse do të quhej, rezultati shkonte në 2-0 për lushnjarët.

sadsadsdadsadsadas

Valbona mposhti në shtëpi Erzenin, me golin e bukur të Krasniqit, që rezulton edhe si një fitore historike për tropojanët. Thuhet kështu, pasi Valbona luan për herë të parë në Kategorinë e Parë. Situata tek Erzeni ka nisur të bëhet disi alarmante, pasi shijakasit janë ekipi i vetëm që nuk e kanë shijuar ende pikën në tri javë kampionat.

Kukësit nuk i bën “derman” as trajneri i ri Emiljano Çela, i cili debutoi me humbje. Apolonia arriti të marrë fitoren e parë për në këtë sezon, ku në “Kukës Arena” mposhti verilindorët në shifrat 2-1.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"