Alvaro Morata konfirmon ndarjen nga partnerja e tij: Vendim i dhimbshëm, keqkuptimet na konsumuan…
Ka përfunduar historia 8-vjeçare e dashurisë mes Alvaro Moratas dhe Alice Campellos, me të cilën spanjolli kishte katër fëmijë, Alessandro, Edoardo, Leonardo dhe Bella.Lajmi është bërë i ditur nga vetë lojtari i Milanit përmes një postimi në Instagram.
“Pas një periudhe reflektimi, Alice dhe unë kemi marrë vendimin të ndajmë rrugët tona. Një marrëdhënie e mrekullueshme mes respektit të ndërsjellë, në të cilën ne e donim dhe e ndihmuam shumë njëri-tjetrin. Ishin vite të mrekullueshme dhe kjo prej katër fëmijëve tanë, padyshim gjëja më e bukur. Është një vendim i dhimbshëm për të cilin kërkojmë respekt dhe ndjeshmëri. Mos shpikni histori për asnjë arsye protagonizmi, sepse, po e përsëris: nuk ka munguar respekti në asnjë moment, vetëm shumë keqkuptime të vazhdueshme që e konsumuan pak nga pak marrëdhënien. Alice do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time dhe gjithçka që përjetuam së bashku ishte e pabesueshme dhe e mrekullueshme”, shkruan ai.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"