Alonso në prag të duelit me Liverpulin: Të luash në “Anfield” nuk ka më mirë! Xhaka: Mezi e presim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2024 | 13:44

Alonso në prag të duelit me Liverpulin: Të luash në “Anfield” nuk ka më mirë! Xhaka: Mezi e presim

Ksabi Alonso rikthehet në “Anfield” për herë të parë sot teksa skuadra e tij, Bajer Leverkuseni, përballet me Liverpulin në Ligën e Kampioneve, trofeun që ai ndihmoi “Reds”-at të fitonin në 2005.3871639-78665708-2560-1440Alonso luajti 210 ndeshje për anglezët mes viteve 2004 dhe 2009, me kulmin padyshim që ishte rikthimi i mrekullueshëm në fitoren e finales së Ligës së Kampioneve ndaj Milanit në Stamboll. Ish-mesfushori spanjoll, i cili ishte edhe një kandidat i preferuar për të zëvendësuar Klopin në “Anfield” në verë, por ai vendosi të qëndronte tek “Aspirinat” shënoi golin e tretë të Liverpulit duke barazuar 3-3, përpara se finalja t’i drejtohej penalltive. “Champions-iu në Anfield? Nuk ka më mirë se kaq,” tha ai.

“Kjo ndeshje do të thotë shumë për mua. Do të jetë një ndeshje e madhe. Atmosfera është e mrekullueshme atje. Liverpuli është një nga skuadrat më të mira në Evropë për momentin. Është një sfidë e madhe, por një sfidë e bukur për ne”.

Edhe ish-kapiteni i Arsenalit, Granit Xhaka, e di shumë mirë se çfarë i pret kampionët e Gjermanisë sot në Mersejsajd: “Liverpuli është një tjetër kalibër, veçanërisht në ‘Anfield’. Unë e di se si është të luash atje. Mezi po e presim ndeshjen. Është Champions, një mbrëmje në Liverpul”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"