Postuar: Shtator 14, 2024 | 22:26
Alban Hoxha në plan të dytë te Partizani, nga tribuna në stol
Alban Hoxha është pjesë e Partizanit, por në këtë sezon shërbimi i kapitenit po nevojitet vetëm jashtë fushës së blertë.
Pano Qirko duket se e ka blinduar vendin dhe ka fituar mjaft siguri mes shtyllave, me Hoxhën, të cilit i është dashur të shohë ndeshjet nga stoli, por edhe nga tribuna. 36-vjeçari, tashmë një emblemë e Partizanit, në ndeshjen kundër Teutës nuk u përfshi me ekipin.
Në stol në atë ndeshje ishte i riu Tahri. E kundërta ndodhi në sfidën e së enjtes kundër Dinamos, kur Hoxha ishte në stolin e rezervave, i gatshëm për të hyrë në lojë.
Tahri e ndoqi nga tribuna. Nuk kuptohen këto “hyrje-dalje” të kapitenit, por duket se gjithë e më shumë po kalon në plan të dytë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"