Alarm dëmtimesh në prag të duelit me Skënderbeun, Elbasani humbet portierin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2024 | 9:39

Alarm dëmtimesh në prag të duelit me Skënderbeun, Elbasani humbet portierin

AF Elbasani është duke vijuar përgatitjet në kuadër të ndeshjes së parë hapëse me Skënderbeun këtë të hënë, ku synimi i vetëm mbetet fitorja.

elbasani

Optimizmi në kampin verdheblu nuk mungon, duke parë se vijnë pas një forme të mirë në takimet miqësore. Megjithatë, tekniku Bordin nuk do ta ketë grupin të plotë në këtë përballje, pasi do të ketë thuajse tri mungesa të sigurta. Kështu, Kristi Qose dhe Esin Hakaj janë me probleme dhe gjatë këtyre ditëve nuk janë stërvitur me ekipin dhe trajneri për momentin nuk po i llogarit si pjesë të skuadrës për këtë ndeshje të parë, ndoshta edhe më gjatë, pasi do të shihet gjendja e tyre. Sakaq, me probleme është edhe mesfushori Arsen Kasa, pas një dëmtimi të pësuar në miqësoren me Arisin në kavilje, ku do i duhet të pushojë disa ditë.

Pjesa tjetër e grupit duket e gatshme dhe këto ditë italiani i pankinës elbasanase do të përpiqet të kristalizojë formacionin me të cilët do të debutojë. Me probleme për shkak dëmtimi është edhe portieri Xhuzepe Agostino, i cili ka pësuar një dëmtim të rëndë në gju dhe mbetet për t’u përcaktuar diagnoza dhe të shihet sesa mund të qëndrojë larg fushave. Për momentin ai ka udhëtuar drejt Italisë dhe mbetet për t’u parë rikthimi i tij në Elbasan, duke qenë se bëhet fjalë për një dëmtim të rëndë.

 

VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"