Akord me Llapin, ish-portieri i Partizanit drejt transferimit në Kosovë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2023 | 20:16

Akord me Llapin, ish-portieri i Partizanit drejt transferimit në Kosovë

Turbina mbetet pa portier dhe kapiten. Vokli Laroshi i ka dhënë “lamtumirën” cërrikasve dhe destinacioni do të jetë Kosova. Gazeta “Panorama Sport” mëson se 22-vjeçari ka pranuar ofertën e Llapit, që luan në Superligë.

laroshi (1)

Pas negociatave të zhvilluara, palët kanë rënë dakord për gjithçka. Marrëveshja do të jetë 3-vjeçare dhe ditët e ardhshme pritet që të hidhet firma. Sapo të mbyllet kjo procedurë, ai do t’i bashkohet ekipit të ri në stërvitje.

Kjo do të jetë e para eksperiencë e gardianit në Kosovë, ndërsa në Shqipëri është aktivizuar me Partizanin. Për të qenë në formë të mirë, Laroshi momentalisht ndodhet në Turqi.

LAROSHI NDRECA

Ai po kryen fazë përgatitore speciale, që të kap parametrat e duhura, para transferimit në kampionatin kosovar. Edhe pse drejtuesit kanë qenë gjithnjë në mbështetje për karrierën e portierit, janë vënë në hall. Ata janë hedhur në kërkim të zëvendësuesit të tij dhe vështirësi po hasin shumë.

LAROSHI REXHEPI TEQJA

Janari nuk ofron shumë opsione, ndaj sikleti shtohet. E megjithatë, në klub nuk kanë në plan që të dorëzohen. Ata do të vazhdojnë kërkimet deri në mbyllje të merkatos, derisa të gjejnë të duhurin. Në të njëjtën kohë do të zgjidhet edhe kapiteni i ri i skuadrës, e megjithatë për këtë procedurë ka ende kohë në dispozicion.

Skuadra po vazhdon përgatitjet me ritëm të lartë, që të jetë gati për 28 janarin. Fundjavën e ardhshme rinis kampionati dhe kundërshtari i parë për këtë vit do të jetë Tomori, me të cilin do t’i matin forcat në transfertë.

MARINGLEN MIRAKA – PANORASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"