Agostineli: Fitore që i vlen Flamurtarit, me Vorën prisni ndeshje të madhe. Luga: Erzeni nuk dorëzohet deri në fund
Andrea Agostineli, trajneri i Flamurtarit është i kënaqur nga tri pikët, pavarësisht se skuadra fitoi me shumë vështirësi kundër Erzenit. Agostineli thotë, se mund të shkonte edhe më thellë në favor të kuqezinjve.
Për “Panorama Sport”, pas ndeshjes Agostineli shprehet i lumtur edhe për vendin e parë, por nuk e fsheh që tani mendjen e ka te Vora. “Mendoj se ishte e vështirë. Nuk e di se sa aksione për gol bëmë, por edhe shpërdoruam shumë. Jam i kënaqur për këtë fitore që arritëm. Ju e patë që djemtë ishin të karikuar. Ndeshja mund të shkonte edhe më thellë. Ne humbën edhe një penallti. Pra më kënaq reagimi i skuadrës. Një trepikësh që vlen shumë, pasi luajmë me Vorën javën që vjen. I dimë vështirësitë dhe do të përgatitemi mirë edhe për këtë ndeshje. Sot jemi në vend të parë dhe jemi të lumtur. Me Vorën dua të bëjmë një ndeshje të madhe sërish”, u shpreh Agostineli.
Shijakasit
Luga: Vazhdojmë kampionatin, nuk dorëzohemi
Ergys Luga, trajneri i Erzenit, nuk ka shënuar asnjë fitore dhe ekipi që drejton është në fund, por është optimist. Trajneri i Erzenit, për “Panorama Sport”, pas ndeshjes tha: “Ishin dy skuadra me objektiva krejt ndryshe. Flamurtari zhvilloi një ndeshje të mirë dhe e dinim fuqinë e tij, por ne do të vazhdojmë kampionatin dhe nuk dorëzohemi. Kjo skuadër ka kualitet dhe cilësi. Flamurtari fitoi me dy episode. Lojtarët ishin të shokuar nga Shani, që mori një goditje të fortë mbas koke. Ndëshkimi tjetër erdhi me autogol. Gjithsesi, skuadra tregoi kurajë dhe shpirt gare, për t’ia dalë dhe për të fituar, por dy episode na ndëshkuan. Futbolli ndonjëherë është i padrejtë dhe të ndëshkon”.
ERMAL SIKA-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"