Acarohet nga pyetjet e shumta për humbjen me Barçën, Ançeloti: Nuk jam budalla!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2025 | 12:09

Acarohet nga pyetjet e shumta për humbjen me Barçën, Ançeloti: Nuk jam budalla!

Trajneri i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti, ka qenë shumë serioz në konferencën për shtyp para ndeshjes së Kupës së Mbretit kundër Selta Vigos.

anceloti

Ai ka folur për ndeshjen, por natyrisht që për gazetarët fokusi ka qenë diku tjetër, te humbja në finalen e Superkupës së Spanjës përballë Barcelonës 2-5. “Më duhet të sqaroj një gjë, kjo është një konferencë shtypi dhe jo një debat”, sqaroi ai kur pyetje pas pyetje, gazetarët kërkonin të gjenin zgjidhjet e mundshme që ai stafi i Karletos kanë në mendje. Ançeloti ka folur dhe për merkaton, duke shmangur diskutimin mbi emra konkretë. Italiani e di fare mirë se nëse ai do të publikojë ndonjë emër, kërkesat financiare do të ndryshonin.

SULMUESIT DHE MBROJTJA – “Nuk dua të merrem me diskutime individuale. Mungesa e angazhimit është kolektive, jo individuale. Ndaj Barcelonës bëmë një paraqitje të dobët në fazën mbrojtëse në të gjitha linjat. Nuk ka asgjë më shumë për të shtuar”.

HUMBJA E THELLË – “Për ne ishte një hap prapa, por duhet të shohim përpara. Jemi të pozicionuar mirë në të gjitha kompeticionet ku garojmë. E theksoj, se kundër Barcelonës bëmë një paraqitje të dobët, me shumë gabime, por e kemi vlerësuar dhe po kërkojmë zgjidhje. Duhet të ecim përpara, duke filluar nga ndeshja e Kupës së Mbretit kundër Selta Vigos”.

NDESHJA E PARË NË SHTËPI NË 2025-ën – “Është një mundësi e rëndësishme për të bërë kthesë pas ndeshjes së fundit të keqe, e cila na lëndoi shumë, por nuk jemi të zhytur. Ne duam të reagojmë ndaj një kundërshtari që luan mirë dhe kjo ndeshja e duhur që të kemi një reagim të fortë”.

ZGJIDHJET – “Mungesa e angazhimit është kolektiv, nuk është angazhim individual. Vlerësimi i ndeshjes ka qenë një plan i keq mbrojtës”.

QASJA, APO SKEMA? – “Më duhet të sqaroj një gjë, kjo është një konferencë për shtyp dhe jo një debat. Ne e kemi bërë tashmë këtë me lojtarët tanë dhe stafin stërvitor. Ta bëj këtu nuk më duket gjëja më e përshtatshme”.

SITUATA NGA BRENDA – “E mira e futbollit është se pas një ndeshje të dobët, me një humbje si ajo, ka një mundësi për të bërë mirë dhe për fat ka ardhur shumë shpejt dhe të jep mundësinë të fokusohesh shumë në atë që duhet të bësh dhe jo në gjëra të këqija që ke bërë”. MBAPE – “Unë mendoj se ai ka pasur nevojë për më shumë kohë për t’u përshtatur me ekipin dhe për t’u rikthyer në versionin e tij më të mirë fizik. Tani ai është në një moment shumë të mirë dhe skuadra duhet të përfitojë nga kjo”.

PËRKUSHTIMI KOLEKTIV – “Fjala përkushtim përdoret shumë herë, sepse është një aspekt shumë i rëndësishëm i lojës, që i shtuar edhe cilësisë, është ajo që të bën të suksesshëm. Të kesh të gjitha bashkë është ajo që na ka munguar”.

KRITIKAT – “Unë nuk e ndjek valën e kritikave, se një ditë je më i miri në botë dhe një ditë më budallai. Unë kam ekuilibrin e nevojshëm që më ka dhënë përvoja, të di se kush jam dhe të mos futem në një valle nga ku nuk do të dal. Unë mendoj se nuk jam më i miri, por nuk mendoj se jam as më budallai”.

LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"