Abraham dhe Uoker, “Djalli” bën pazar në Mançester
Mançesteri befas bëhet qendra e botës milanist, një supermarket shumë i veçantë ku blerja është pjesërisht komoditet dhe pjesërisht domosdoshmëri. Dihet një emër, për të është folur prej ditësh dhe kuqezinjtë e presin si të ishte Mesia: Markus Rashford.
Tjetri, i cili është Kalj Uoker, një përzierje e zërave të merkatos dhe fantazisë. I pari xhevahir i Junajtidit, i dyti është një tepricë e Sitit. Të dy kanë përfunduar në radarët e treshes FurlaniIbrahimoviç-Monkada dhe mund të forcojnë skuadrën e Konseisaos, i cili pas barazimit të ndaj Kaljarit, ndoshta do të përpiqet t’i shpjegojë klubit se edhe pse di të bëjë ndonjë mrekulli, është koha që klubi ta mbështetës me afrime. Uoker, mbetet një emër pjesërisht i ri.
Në ditët kur flitej për një transferim të Tomorit te Juventusi, mbrojtësi i Sitit, i cili në çdo rast do të largohet nga Mançesteri në janar, pati jehonë në zonën e Milanos kuqezi. Në orët e fundit ai është rishfaqur, por edhe për të, si për Rashford vlen rregulli për lojtarët britanikë dhe si jo-komunitare njëri do të pengonte afrimin e tjetrit.
Problem për të dy mbetet rroga e larë që do të duhet të zgjidhet. Ardhja e Uokerit, në këtë moment, është më pak prioritare se ajo e Rashford dhe Milani nuk po nxiton të rregullojë mbrojtjen. Por, çdo gjë hap pas hapi. Me Mançesterin si qendër e botës milaniste.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"