A e ka mbështetur Ronaldo publikisht Palestinën? Media britanike zbulon të vërtetën
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, tha se Kristiano Ronaldo, mbështet kauzën palestineze, prandaj edhe politika e dënoi duke e lënë në stol në Botërorin e Katarit.
Por lajmet se futbollisti portugez mbështet Palestinën janë hedhur poshtë si të pavërteta, ndërsa në rrjet ka vetëm foto të tij të montuara. Ai ka pozuar njëherë me shallin palestinez, megjithatë kjo u bë për të përfaqësuar Federatën Palestineze të Futbollit.
Ai është fotografuar gjithashtu përkrah ish-Presidentit të Jashtëm izraelit, Izrael Katz, duke prezantuar një fanellë futbolli.
Takimi i tyre në Itali në 2019-ën, shkaktoi polemika, ndërsa ai u akuzua se mbështeste një vend që shtypte të drejtat e popullit palestinez. Por Kristiano nuk ka pasur kurrë dalje publike në mbështetje të Palestinës, raportonte “DailyMail”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"