VIDEO/ Partizani rrëshqet në Vlorë, Flamurtari i merr një pikë kampionëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2019 | 18:25

VIDEO/ Partizani rrëshqet në Vlorë, Flamurtari i merr një pikë kampionëve

Partizani dështoi që të dilte me një fitore ndaj Flamurtarit, teksa në Vlorë ekipet e mbyllën në një barazim 1-1, sfidën e fundit të javës së 12-të.

bandicam 2019-11-10 18-24-59-720

Pjesa e parë kishte vetëm një refren. Futbollistët e kuq qëndruan pothuajse gjatë të gjithë 45 minutave në gjysmëfushën e vlonjatëve, por goditjet e tyre nuk arritën të çajnë dot mbrojtjen si dhe portën dhe Moçkës.

Pjesa e dytë më pas nisi me një tjetër ritëm. Partizani gjeti golin e zhbllokimit në minutën e 54-t, ku ishte Belica që shtyu topin në rrjetë, teksa mbeti në zonë pas goditjes së fortë të Telushit nga goditja e dënimit.

partizani flamurtarii

Por, festa e “demave” zgjati vetëm 4 minuta, pasi ishte Bajram Nebihi ai që barazoi shifrat për kuqezinjtë. Sulmuesi mori një top të saktë nga Ribaj nga e djathta, dhe me një goditje pasi shtroi topin, mposhti Alban Hoxhën për të barazuar shifrat.

Minutat më tej ishin vërtetë të bukura, teksa të dyja skuadrat provonin shanset e tyre për të shënuar edhe golin e dytë. Gjithsesi, deri në fund vlonjatët arritën që të mbajnë këtë barazim.

Në fund, Flamurtari dhe Partizani ndanë pikët, me kampionët që nuk shfrytëzojnë shansin të shkëputen, por gjithsesi mbajnë vendin e parë me 22 pikë. Vendi i fundit për Flamurtarin, që shkon në 4 pikë, pas barazimit të katërt të marrë këtë kampionat.

 

 

FT | Flamurtari-Partizani 1-1

GOL:  B.Nebihi 58′ / Belica 54′

 

KOMENTI LIVE

Mbyllet takimi. Flamurtari-Partizani 1-1

94′ Karton i verdhë për Zeqajn.

93’ Moçka bën heroin, teksa nga brenda zone i pret një goditje Kordeiros.

90′ 4 minuta shtesë.

87’ Lerda kryen ndërrimin e tretë. Broja në vendin e Bardhit.

85’ Sërish Trashi që kroson nga e djathta, zhytet Bardhi, por për fatin e Moçkës topi i mbetet në trupin e tij.

84’ Trashi lëviz bukur nga e majta dhe shmanget, pason në qendër të zonës, por Braun nuk e shtyn dot.

82’ Braun godet portën, por Moçka ndal xhamajkanin.

80’ Ndërrimi i tretë të vlonjatët. Ribaj i lë vendin Harunit.

79’ Rrapaj provon me një të djathtë nga jashtë zone, e lehtë dhe pa shënjestër.

75’ Sukaj tenton me të djathtën, goditja mbi kuadrat.

73’ Çinari nis një top të lartë për Braun, por Gocaj i futet pastër dhe fiton duelin, e merr edhe një faull.

71’ Belica gjuan me kokë pas këndores, por topi shkon mbi portën e Moçkës.

71’ Kordeiro provon me një të djathtë nga hyrja e zonës, topi devijohet dhe shkon në goditje këndi.

68’ Nebihi dhe Hoxha përplasen në një duel ajror, dhe lojtari i Flamurtarit merr një goditje pas koke.

66’ Bën ndërrimin e dytë edhe Birçe. Futet Sukaj, del Vatnikaj.

66’ Ndërrimi i dytë i Lerdës. Largon Asanin, futet Braun.

65’ Çinari provon me një të majtë nga hyrja e zonës, por devijohet goditja.

62’ Ribaj kroson nga e djathta, por Hoxhaj nuk e mbërrin dot.

58’ GOOOOOOOL FLAMURTARI 1-1/ Barazohen pas 4 minutash shifrat në Vlorë. Ribaj nga e djathta pason në qendër, dhe Bajram Nebihi e çon topin në fundin e rrjetës, duke mposhtur Alban Hoxhën.

55’ Birçe kryen ndërrimin e parë. Rrapaj në fushë, del Bajraktareviç.

54’ GOOOOOOOL PARTIZANI 0-1/ Telushi godet fort nga goditja e dënimit, dhe devijimi i Moçkës mbetet në zonë. Aksionin e ndjek Belica, që e shtyn topin në fundin e rrjetës.

52’ Çinari gabon në mesfushë, dhe i dhuron një top Ribajt. Me të majtën godet sulmuesi, por pa problem për Hoxhën.

49’ Lerda kryen ndërrimin e parë. Idrizaj i lë vendin Romeros.

48’ Trashi futet drejt qendrës, dhe provon portën me të djathtën, por topi përshëndet rrjetën e jashtme.

46’ Menjëherë goditja e parë nga këndi për vendasit.

46’ Nis pjesa e dytë, me ekipet që nuk kryejnë asnjë zëvendësim.

Mbyllet pjesa e parë. Flamurtari-Partizani 0-0

46’ Asani provon me të majtën, por mbi traversë.

45’ 1 minutë shtesë.

45’ Kordeirdo kërcënon nga jashtë me të djathtën, por topi përfundon jashtë kuadratit të Moçkës.

39’ Asani kroson në zonë, por Zeqaj e largon me kokë. Sërish mbrojtësi pastron zonën, pas tentativës së Trashit.

36’ Bajraktareviç i merr një top Idrizajt dhe shkon te zona e Hoxhës, por miqtë mbyllin këtë aksion të vlonjatëve.

28’ Trashi provon direkt nga goditja e dënimit, por Moçka e devijon në goditje këndi.

24’ Karton i verdhë për Bajraktareviç, për një faull ndaj Kordeiros.

21’ Krosim nga e majta për Bardhin, Moçka është më i shpejtë dhe kap topin.

19’ Kordeiro provon direkt me të djathtën, nga rreth 30 metra. Goditja e tij pa shënjestër.

13’ Shpëton porta e Moçkës, teksa Bardhi godrt me kokë nga fare pranë, por nuk arrin të shtyjë në fundin e rrjetës.

10’ Telushi provon një goditje fluturimthi, teksa shërbehet direkt nga goditja e këndit, por nuk ka shënjestër.

5’ Çinari kroson nga e majta, por Zeqaj largon topin.

1’ Telushi hedh një top të gjatë për Çinarin, por është Moçka që del dhe kontrollon.

1’ Menjëherë është Çinari që provon një goditje brenda zone, por ndalet në këmbët e mbrojtjes.

1′ Nis takimi në Vlorë.

 

FORMACIONET

FLAMURTARI: Moçka, Gocaj, Zeqaj, Pjeshka, Muçollari, Bajraktareviç, K.Nebihu, Hoxhaj, Vatnikaj, Ribaj, B. Nebihu. Trajner: Luan Birçe.

bandicam 2019-11-10 16-17-33-020

PARTIZANI: Hoxha, Idrizaj, Boldor, Belica, Trashi, Kordeiro, Telushi, Mala, Asani, Çinari, Bardhi. Trajner: Franko Lerda.

bandicam 2019-11-10 16-30-54-509

Gjyqtarë: Enea Jorgji, Emigers Ganxhi, Rudin Preca

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"