180 minuta në Elbasan, blutë e Dinamos e mbyllin aty 2024-ën
Dinamo do ta mbyllë vitin 2024 në stadiumin “Elbasan Arena”, ku do të luajë dy ndeshjet e radhës në kalendar. Të shtunën blutë do të ndeshen me Tiranën në derbin e 4-t sezonal, kurse javën e ardhshme do të luajnë në të njëjtin stadium kundër Egnatias ndeshjen e vlefshme për javën e parë të fazës së tretë.
Kryeqytetasit janë ambientuar mjaft mirë me fushën e stadiumit të Elbasanit, ku madje kanë mundur dy herë deri tani edhe ekipin vendës. Në këtë impiant skuadra blu është mundur vetëm dy herë dhe konkretisht në javën e parë të kampionatit nga Egnatia kampione dhe pastaj fazën e dytë nga Partizani.
Dinamo regjistron po ashtu një barazim në këtë stadium, 1-1 ndaj Bylisit, ndërkohë që ka mundur me rezultatin e njëjtë 2-1 Elbasanin, Skënderbeun, Laçin dhe Vllazninë, 2-0 Teutën dhe sërish Elbasanin në fazën e dytë, por me rezultatin e thellë 0-5. Kryeqytetasve nuk u ka munguar fati në Elbasan.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"