15 gola në 9 ndeshje me të rinjtë, cili është sulmuesi shqiptar që po shkëlqen në Itali
Luis Buzi është një futbollist shqiptar i lindur në Bolzano të Italisë, që së fundmi po tërheq vëmendjen në kampionatin e të rinjve, pasi shifrat e tij janë marramendëse.
Sulmuesi 18-vjeçar që luan për të rinjtë e SudTirolit ka shënuar 15 gola në nëntë ndeshje kampionati, si edhe tre gola të tjerë në Kupë.
Me një mesatare prej 1.55 gola për ndeshje, performanca e sulmuesit e ka ndihmuar ekipin e tij të jetë në vendin e katërt në renditje.
Buzi mes dy kombëtareve, ka zgjedhur të përfaqësojë vendin e tij, teksa është grumbulluar në muajin nëntor nga Shqipëria U-19 e Ervin Bulkut, e cila u mund në të tria ndeshjet e luajtura për kualifikueset e Europianit. Buzi është aktivizuar në këto ndeshje si zëvendësues, duke luajtur në total 73 minuta.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"