12.5 kilometra në Vlorë, askush si mesfushori i Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2025 | 23:08

12.5 kilometra në Vlorë, askush si mesfushori i Partizanit

Arafat Doumbia është zbulimi i Partizanit në këtë edicion të Superiores. Mesfushori e nisi titullar ndeshjen ndaj Flamurtarit, ndërsa e mbylli me plot 12.5 kilometra në Vlorë.

DOUMBIA

Partizani i ka dedikuar një postim duke treguar se kjo shifër është edhe më e larta e regjistruar. Doumbia e pati debutimin në humbjen 4 me 1 ndaj Vllaznisë ku pikërisht edhe u dëmtua në fund. 20-vjeçari i Bregut të Fildishtë është transferuar nga CD Belouizdad në Algjeri. Te Partizani është prezantuar me kontratë të vlefshme deri në vitin 2029.

PANORAMASPORT.AL