Postuar: Shtator 19, 2024 | 13:43
Ndaj Sitit ishin në tribunë 150 shqiptarë “zikaltër”, një vogëlushe merr fanellën e Lautaros
Barazimi pozitiv në Mançester ka bërë të lumtur shumë tifozë të Interit, por më së shumti afro 150 që ishin shqiptarë në shkallët e “Etihad”.
“Inter Club Albania” ishte prezente me anëtarët e saj, ku klubi zikaltër plotësoi të gjitha kërkesat që kishin shqiptarët e dashuruar me ngjyrat e kampionëve të Italisë. Sigurisht që janë ndier krenarë për skuadrën e tyre që luftoi deri në fund ndaj “alienëve” të Sitit.
Madje, një prej tyre ka qenë fatlum pasi ka marrë fanellën e Lautaro Martinezit. Një prej kapoultrasve të zikaltërve që mori fanellën e kapitenit ia ka dhuruar një vogëlusheje shqiptare.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"