Spitali, me rezonancë e skaner të ri

Jul 24, 2012 | 11:04

VLORE – Ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo, merr pjesë në inaugurimin e investimeve të reja në Spitalin e Vlorës. Që prej ditës së djeshme janë në funksion, në shërbim të pacientëve, aparatura e rezonancës magnetike dhe skanerit në Spitalin rajonal të Vlorës. Tavo preu shiritin e përurimit dhe më pas vizitoi ambientet e reja që janë në rikonstruksion e sipër, si dhe pa nga afër funksionimin e aparaturave të reja, punimet në ambientet e spitalit, si dhe vendosjen e telekamerave vëzhguese në çdo pavijon dhe bankën e gjakut. Nga ana e stafit mjekësor të Vlorës u kërkua linjë më e fuqishme për furnizimin me energji të pajisjeve të reja, si dhe mundësinë e komunikimit me specialistë nëpërmjet telekonferencave.                             q.b

© Panorama.al

Te lidhura