Spartak Ngjela nuk ndahet nga bukuroshet

Aug 12, 2012 | 17:40

Askush nuk çuditet nëse e sheh avokat Ngjelën në shoqëri të vajzave të reja dhe shumë simpatike. Njihet tashmë kjo dëshirë e tij për të qenë i rrethuar nga vajza bukuroshe. Këtë radhë ne po publikojmë një foto ku avokati i njohur ka qenë me pushime në Vlorë dhe, siç e shikoni, edhe këtu është i shoqëruar nga një vajzë e panjohur simpatike. Thuhet se vajza brune është një nga mikeshat e Ngjelës. Ky i fundit është fotografuar ndërsa mbante në dorë një aparat fotografik, por dikush tjetër është treguar më i shkathët dhe i ka fotografuar.

© Panorama.al

Te lidhura