Spanjë, protesta kundër masave të kursimit

Jul 16, 2012 | 9:07

MADRID- Mijëra njerëz kanë dale mbrëmë në rrugët e Madridit për të protestuar kundër valës së re të masave të kursimit të shpallura nga kryeministri, Marijano Rahoj javën e kaluar.

Kryeministri ka premtuar 65 miliardë euro të kursimit nga ngritja e taksave dhe shkurtimeve në shpenzime, në kuadër të pakos së dhimbshme, që synon bindjen e Bashkimit Evropian dhe të investitorëve se qeveria e tij është serioze për reforma.

Barrën më të madhe nga këto masa të kursimit do ta bartin shërbyesit civilë në formën e uljes së rrogave, reduktimit të vendeve të punës dhe eliminimit të përfitimeve të ndryshme.

© Panorama.al

Te lidhura