Spanja mbetet vendi më i shtrenjtë në Europë, kostoja e shikimit të futbollit prek majat

Apr 2, 2024 | 21:35
SHPËRNDAJE

 Një shprehje thotë se futbolli është “më i rëndësishmi nga gjërat më pak të rëndësishme”. Për shumë njerëz është një nga ngjarjet kryesore për të kaluar kohën e lirë në jetën e tyre, argëtimi që duan ta shijojnë në stadiume… dhe gjithashtu nga shtëpitë e tyre.

 

sorare-la-liga-665x388

Megjithatë, në një vend ku futbolli është i shenjtë, ta shikosh atë në televizion praktikisht konsiderohet një luks. Spanja është, deri tani, vendi më i shtrenjtë për të parë këtë sport në Evropë. Sipas një studimi të kryer nga Organizata e Konsumatorëve dhe Përdoruesve (OCU), publiku spanjoll duhet të paguajë mesatarisht 110 euro për të ndjekur futbollin në TV.

Në Angli, qytetarët paguajnë mesatarisht 89 euro. Në Gjermani dhe Itali kushton rreth 50 euro në muaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura