Analisti Fatos Lubonja, ka komentuar zhvillimet e vitit 2024 në lidhje me SPAK dhe rolin e tij në sistemin e drejtësisë.
I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në Neës24, Lubonja u shpreh se, megjithëse SPAK është një institucion i rëndësishëm, reforma në drejtësi nuk mund të jetë vetëm krijimi i këtij organi.
Sipas tij, SPAK është i rëndësishëm sepse do të merret me politikanë.
“Mendimi im për SPAK është se reforma në drejtësi nuk është SPAK. SPAK është i rëndësishëm sepse do të merret me politikanë.
Sistemi këtu te ne është që vidh që të blesh vota dhe të marrësh pushtet dhe merr pushtetin që të vjedhësh, ky është një rreth i mbyllur ku politikani lidhet me oligarkun”, tha ai.
Më tej Lubonja theksoi se goditjet e SPAK sipas tij kanë qenë më shumë fasada për t’i rënë në sy Amerikës.
“SPAK goditjet që ka bërë më shumë i ka fasada të gjitha janë për ti rënë në sy Amerikës. Nëse nuk merr në gjykim gjithë sistemin, por merr disa që hanë kumbulla mbrapa, duhet të hetohet çështja e 5 D, Inceneratorët, rasti i Elbasanit, Taulant Balla është kryesori për këtë çështje dhe Erion Veliaj po hetohet për një gjë familjare” tha Lubonja.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al