Kreshnik Spahiu, kreu i Aleancës Kuq e Zi ka perseritur nga Korca se nuk do të bëjë aleancë me PS-në në zgjedhjet e vitit 2013-të.
Sipas tij, aleanca per zgjedhje do te behen vetem per te rrezuar regjimin aktual. Spahiu, duke iu drejtuar banorëve te pranishem ne kete takim ka thene se si Berisha, ashtu edhe Rama duhet te behen gati qe te jene ne opozite.
“Jo aleancë me Partinë Socialiste. Triumfi i nacionalistëve iu ka futur frikën Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Nuk bëjmë aleancë me parti të modelit grek të PASOK. Rama dhe Berisha të përgatiten për të qenë në opozitë sëbashku”, ka deklaruar ai.











